Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka uruar Albin Kurtin për rizgjedhjen në postin e kryeministrit të Kosovës, duke theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve do të thellohen edhe më tej.
Në letrën e tij, Merz vlerësoi se Qeverinë Kurti e presin sfida të rëndësishme, përfshirë integrimin euro-atlantik dhe avancimin e dialogut të normalizimit me Serbinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja.
“Ju dhe Qeveria juaj keni përpara vetes detyra sfiduese. Unë jam i bindur se me përvojën tuaj do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejshëm euro-atlantik të Kosovës. Këtu bëjnë pjesë edhe hapa të tjerë përpara në kuadër të dialogut të normalizimit me Serbinë, të ndërmjetësuar nga BE”- thuhet në letrën e Merz.
