Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, pas takimit me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan, tha se sa më shpejtë duhet të arrihet një armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë.
Scholz tha se duhet të krijohen korridore të reja për popullsinë civile.
Ai theksoi se duhet të ketë rezultate konkrete.
“Sa më shpejt duhet të arrihet një armëpushim mes palëve në mënyrë që të mos kemi humbje të tjera të jetëve të njerëzve. Po ashtu duhet të sigurohen edhe korridore ku popullsia civile të mund të largohet e paprekur nga vendet e luftës”.
“Dhe secilën ditë duhet të ia bëjmë me dije edhe presidentit të Rusisë që zgjidhja në këtë rast duhet të vijë vetëm nga rrugët diplomatike. Ajo çka na intereson tani neve është që të kemi rezultate konkrete nga dyja palët në arritjen e armëpushimit”.
“Unë kam pasur bisedime intensive me presidentin Putin dhe presidentin Zelensky dhe po ashtu edhe me presidentin e francez Emanuel Macron dhe ua kam bërë të qartë se duhet të kemi rezultate”.
“Ne po bëjmë çmos po ashtu që Ukrainës të i mundësohet që të mbrohen. Gjermania dhe Turqia po dërgon ndihma financiare dhe armatim”./Gazeta Enigma/