Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë uruar liderin e partisë konservatore, Friedrich Merz, pasi ky i fundit arriti të sigurojë postin e kancelarit të Gjermanisë pas një votimi të fshehtë në Bundestag.
Përmes një shkrimi në rrjetin social, X, Osmani e uroi Merz në emër të Kosovës. Osmani ndër të tjerash shkroi se mezi prej të punojnë se bashku për të çuar përpara rrugën e drejtë të Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO.
Për të gjitha këto Merz e falënderoi Osmani duke e rishpërndarë shkrimin e Osmanit në platformën X.
“Shumë faleminderit, Znj.Osmani”, ka shkruar Merz.
Të njëjtin citat, Merz ia shkroi edhe Kurtit, pasi ky i fundit tha se “vendet tona janë thellësisht të lidhura nëpërmjet vlerave të përbashkëta dhe një vizioni të përbashkët për Evropën. Pres me padurim të bashkëpunojmë ngushtë”.