Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka mirëpritur “bashkëpunimin e ngushtë transatlantik” dhe kanë theksuar nevojën për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën.
Pas telefonatës me Zelenksyn, pasi lideri ukrainas zhvillon një bisedë telefonike me udhëheqësit evropianë pas takimit me Trumpin, përmes një reagimi në X, Merz tha se “Ukrainës tani i duhet një plan paqeje”.
“Presidenti Zelensky ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë dhe miqve tanë evropianë në rrugën drejt paqes. Pas takimit të tij me Presidentin Trump, ne kemi koordinuar dhe do të shoqërojmë hapat e mëtejshëm. Ajo që i duhet Ukrainës tani është një plan paqeje”, shkroi Merz.