Kancelari gjerman Olaf Scholz, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, zhvillon takim privat me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, shkruan RTS, përcjellë Gazeta Enigma.
Ky takim mes kancelarit gjerman dhe presidentit serb po zhvillohet në privatësi, ku pas përfundimit të diskutimeve do të vijojë takimi mes dy delegacioneve.
Në delegacionin serb, është edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq. Menjëherë pas përfundimit të takimit me presidentin Vuçiq, do të mbajnë një konferencë për media.
Tema kyçe në bisedimet mes kancelarit gjerman Scholz dhe presidentit serb Vuçiq do të jetë Kosova dhe dialogu.
Përveç kësaj do të diskutohet edhe për luftën që po zhvillohet në Ukrainë, çështjet rajonale dhe bashkëpunimi bilateral ndërmjet Gjermanisë dhe Serbisë./GazetaEnigma/