Kandidati Fatmir Bytyqi i angazhoi 168 komisionerë, por i mori veç 121 vota

Kandidati Fatmir Bytyqi i angazhoi 168 komisionerë, por i mori veç 121 vota

Fatmir Bytyqi që ishte kandidat i pavarur në zgjedhjet e 9 shkurtit, mori fiks 121 vota, ani se në terren i pati të angazhuar 168 persona si komisionerë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ndonëse nuk e votuan, ai nuk ka pakënaqësi me ta e as nuk është i hatruar.

As vetë nuk priti më shumë nga zgjedhjet. Megjithatë, me Ferizajn doli paq.

8 vota i mori gjithsej, 7 mbase të familjarëve që tha se i angazhoi atje si komisionerë zgjedhorë, e edhe votën e tij.

Premtimet që dha në fushatë nuk binden shumë veta, megjithatë Bytyqi thotë se do të mendojë garimin apo jo edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Related Articles