Kandidati i AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, ka folur për plan-programin qeverisës të tyrë për komunën e Gjilanit, shkruan Gazeta “Enigma”.
Ai tha se programin qeverisës të tyre do e fokusojnë në tri premtimet e thyera të kryetarit aktual.
“Programin qeverisës do e fokusojnë në tri premtimet e pambajtura, që kanë të bëjnë me transparencën dhe profesionalizmin”, tha Gagica.
Ai tha se do nxjerrin një platformë digjitale të transparencës e marrë si model nga perëndimi.
“Do nxjerrim një platformë digjitale të transparencës, marrë model nga vendet e Bashkimit Evropian, në mënyrë që qytetarët tanë të komunës së Gjilanit, të kenë informata në baza ditore për cdo shpenzim, cdo aktivitet që bën Komuna e Gjilanit”, shtoi ai në Debat Përnime.