Abdixhiku prezanton kandidatët për deputetë nga Ferizaj

Abdixhiku prezanton kandidatët për deputetë nga Ferizaj

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, prezantoi edhe kandidatët për deputetë nga Ferizaj, duke thënë se sonte atje, “shpresa për ndryshimin e madh u ngrit më lart”.

“Nga Ferizaj me nominimet tona për kandidatë për deputet, kryetarin e degës, Visar Azemin, kryetarin e Forumit të Rinisë, Paris Gurin, Bahrije Hysenin dhe Ibadete Mehmetin, dalim më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur për të kërkuar mbështetjen e secilit prej jush dhe gjithandej Kosovës”, shkroi Abdixhiku.

“Faleminderit Visarit dhe secilit prej jush që i dhatë mbështetje vizionit e misionit tonë. Në sallën e mbushur plot, shkëlqeu fort zjarri i shpresës dhe vendosmërisë qytetare për ndryshim – njësoj si në çdo ndalesë të këtij turneu frymëzues. Qytetarët e Ferizajt na treguan qartë se ata janë gati të bashkohen me ne e ta çojnë këtë vend përpara drejt të ardhmes më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë”.

“Çdo shikim plot shpresë, çdo duartrokitje, dhe çdo brohoritje është shenjë se lidhja jonë drejt ndryshimit është më e fuqishme se kurrë. Sonte në Ferizaj, shpresa për ndryshimin e madh u ngrit më lart, e lidhja jonë u bë më e fortë e më e pandalshme! Më 9 shkurt, bashkë, do ta ndërtojmë të ardhmen tonë dhe do ta realizojmë ëndrrën e madhe për Kosovën që e ndajmë të gjithë”, u shpreh tutje Abdixhiku.

Related Articles