Kandidati i VV-së për asamblist në Drenas kërcënon Valon Sylën

Kandidati i VV-së për asamblist në Drenas kërcënon Valon Sylën

Gazetari Valon Syla është kërcënuar publikisht nga Smajl Mustafa, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për këshilltar komunal në Drenas.

Mustafa, përmes një komenti të publikuar në faqen e këtij portali, ka shprehur pakënaqësi me qëndrimin e Sylës, duke përdorur fjalor të papërshtatshëm dhe kërcënues. Ai ka lënë të kuptohet se, nëse do të takohej me gazetarin në rrugë, situata mund të përshkallëzohej.

Në një koment me gabime të shumta drejtshkrimore dhe pa shenja pikësimi, ai shkruan:

“Fokus Info KGB-FSB Nikollai Patrushev e BIA Vulin Gashiq Serbia Tregoi Këti Syleviçi, Ishalka Nuk Zatetmi në Rrugë Se Kemi Me Nda Poshtersin.”

Kërcënimi është bërë përmes një komenti në rrjetin social “Facebook”, pas publikimit të një qëndrimi të Sylës, lidhur me pezullimin e dialogut strategjik nga SHBA-ja.

Related Articles