Kandidati i VV-së për Pejën: Do ta hapim pikën e Çakorrit – do ndajmë 250 euro për çdo lindje

Kandidati i VV-së për Pejën: Do ta hapim pikën e Çakorrit – do ndajmë 250 euro për çdo lindje

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Pejës, Taulant Kelmendi, ka bërë disa premtime për qytetarët e kësaj komune, në rast se i besohet pozita e të parit të qytetit.

Ai tha se qeverisja e tij do e kishte në fokus mirëqenien për qytetarët.

“Kemi menduar 250 euro me iu nda për lindje secilës nënë, 500 bursa për studentë e 1,000 bursa sportive”, tha Kelmendi.

Ndërkohë, ai po ashtu tha se kanë planifikuar ta hapin pikën e Çakorrit.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon më poshtë:

Related Articles