Kandidati për asamble komunale nga Lëvizja VETËVENDOSJE, Vlonjat Hasani

Kandidati për asamble komunale nga Lëvizja VETËVENDOSJE, Vlonjat Hasani

Vlonjat Hasani, kandidat për asamble komunale nga radhët e Vetëvendosjës, është i lindur më 30.06.1988 në Prishtinë.

Fëmija i parë nga pesë fëmijët e Asllan dhe Selvije Hasanit, një familje modeste dhe e ngrohtë që jetojnë në Miradi të Epërme, në komunën e Fushë Kosovës.

Hasani shkollën fillore e përfundoi në Miradi të Epërme, ndërsa të mesmen në Shkollën “Hoxhë Kadri Prishtina”, në Prishtinë.

Vijoi studimet në fakultetin Ekonomik, Banka, Financa dhe Kontabilitet, si dhe në Fakulltetin Filozofik, Shkenca Politike, ku edhe u diplomua në Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina”.

Është bashkëshort i Dafinës dhe babai i dy fëmijëve, Xhesinës gjashtë vjeçare dhe Engjëllit dy vjeçar.

Si njohës i zhvillimeve politike në vend dhe duke e parë që ngecjet në menagjimin e punëve dhe politikave të pushtetit lokal, e shtyen që të merret direkt dhe konkretisht me problemet e komunitetit dhe banorëve në përgjithësi.

Si zë i qytetarit dhe insistimit të rrethit familjarë, shoqërorë dhe më gjerë, vendosi të kandidojë për asamblenë komunale të Fushë Kosovës, nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Vlonjat Hasani zotohet se do të shtyjë përpara disa nevoja dhe kërkesa të banorëve të Miradisë së Epërme, cilat edhe i ka konkretizuar në 6 fusha, zyra për shërbime të banorëve, ambient, infrastrukturë, rini, arsim e rekreacion.

Të gjitha këto, janë kryesisht nevoja për, pothuajse të gjitha fshatrat dhe qytetin e Fushë Kosovës, e për të cilat premton se do t’i konkretizon në Kuvendin Komunal në Fushë Kosovë. Vlonjat Hasani e mbanë numrin 8 në listën fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Vlonjat Hasani 8

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Hapsirë e sponsorizuar

Related Articles