Artan Behrami, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka theksuar se aktakuzat ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe figurave të tjera të larta nuk mund të rrëzohen pa u larguar nga pushteti kryeministri Albin Kurti.
Sipas Behramit, sfida e aktakuzave lidhet ngushtë me qëndrimin politik të Kurtit dhe se ky ndryshim në situatën politike mund të ndikojë në rrjedhën e këtyre çështjeve ligjore.
“Aktakuza ndaj tyre(Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit) nuk rrëzohet pa e rrëzuar Albin Kurti nga pushteti”, tha ai para qytetarëve në një tubim të PDK-së në fshatin Burojë.
Kujtojmë se kryeministri Kurti ishte në opozitë në kohën kur Gjykata Speciale u krijua nga votat e parlamentit.
Kreu i VV-së së bashku me ish-deputetin, Rexhep Selimi, i cili po gjykohet aktualisht në Hagë, ishin kundër krijimit të Gjykatës Speciale.