Kandidati për kryetar nga Komuna e Gjilanit vjen me mesazh pas numërimit të votave

Kandidati për kryetar nga Komuna e Gjilanit vjen me mesazh pas numërimit të votave

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje nga Komuna e Gjilanit, Alban Hyseni ka falënderuar të gjithë përkrahësit e tij që e mbështetën në zgjedhjet e 17 tetorit, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Alban Hyseni përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka falënderuar Gjilanin për mbështetjen që i dhanë.

“Faleminderit Gjilan “, ka shkruar Hyseni.

Kujtojmë që Hyseni në këto zgjedhje ka garuar për herë të parë për të parin e Gjilanit, ku edhe shkon në balotazh me ish kryetarin e kësaj komune Lutfi Hazirin.

Përballjen e radhës këta të dy do ta kenë më 14 nëntor, ku edhe do të votohet për të gjithë kandidatët që nuk kanë arritur shumicë të votave për të udhëhequr komunën ku kanë garuar./Gazeta Enigma/

Related Articles