Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje, Pranvera Xhaferi, ka ngritur dyshime të forta mbi manipulimin e votave përmes një postimi në Facebook.

Ajo ka deklaruar se, ndonëse ka votuar për veten në qendrën e saj të votimit, vota e saj nuk është regjistruar.

Sipas Xhaferit, në rezultatin zyrtar figuron se ajo ka marrë 0 vota.

“Kam vënë re se vota ime, të cilën e dhashë për veten time, është keqpërdorur gjatë procesit zgjedhor në shkollën ‘Mehmet Gjevori’, qendra e votimit 1926. Edhe pse e dhashë personalisht, ajo është regjistruar si zero. Ky fakt më shtyn të besoj se ka pasur manipulime me votat e mia”.

“Pavarësisht kësaj, unë kam arritur të ruaj mbështetjen e votuesve që qëndruan të palëkundur pranë meje. Falënderoj sinqerisht çdo individ që besoi tek unë, më votoi dhe më mbështeti gjatë këtij procesi të vështirë. Mbështetja juaj ka qenë një burim i madh frymëzimi dhe force për mua” – ka shkruar ajo.

Sipas votave të deritanishme nga KQZ-ja, Lista për Familje, ka marrë 18.946 vota, apo 2.26 për qind.

Related Articles