Kandiq: Lidershipi serb t’i drejtohet publikut për emrat e Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale të Serbisë

Kandiq: Lidershipi serb t’i drejtohet publikut për emrat e Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale të Serbisë

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq, ka thënë se lidershipi serb duhet t’i adreohet publikut për emrat e Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale të Serbisë në krye me ish-kasapin e Ballkanit Slobodan Millosheviq. Kandiq ka shkruar se pas verdiktit ndaj Stanishiqit dhe Simatoviqit emrat e kësaj Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale të Serbisë janë publikuar.


“Verdikti kundër Stanishiqt dhe Simatoviqit ka publikuar edhe emrat e pjesëmarrësve të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale nga Serbia: Slobodan Millosheviq, Radmilo Bogdanoviq, Radovan Stojqiq Badza, Mihajl Kartes dhe Zeljko Raznatoviq Arkan. Është koha që lidershipi serb t’i adresohet publikut me këtë rast”, ka thënë Kandiq.

Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë ka publikuar në faqen e saj të internetit të gjithë aktgjykimin e shkallës së parë me të cilin Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq u dënuan me nga 12 vjet burg secili. Një pjesë e rëndësishme e këtij aktgjykimi flet edhe për kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviqin.

Edhe pse në aktgjykim thuhet se Simatoviq dhe Stanishiq nuk ishin pjesëmarrës në Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale, u vërtetua se një nga pjesëmarrësit e kësaj ndërmarrjeje ishte Sllobodan Millosheviq.

Në aktgjykim thuhet se nga gushti 1991 deri në dhjetor 1995 ekzistonte një Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale e cila nënkuptonte ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal që të hiqet me forcë dhe përgjithmonë, nëpërmjet kryerjes së krimeve të përndjekjes, vrasjeve, dëbimit dhe akteve çnjerëzore (transferim me forcë), shumica joserbe, kryesisht kroatë, boshnjakë dhe kroato-boshnjakë nga zona të mëdha të Kroacisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Related Articles