ATK-ja ka paralajmëruar shpesh këngëtarët që të kenë kujdes me obligimet e tyre tatimore.
Drejtori ekzekutiv i ATK-së, Ilir Murtezai, ka thënë për T7 se një numër i këngëtarëve janë të rregullt, derisa ka edhe prej tyre që e kanë neglizhuar.
Ai ka folur për dënimet, por edhe shifrat marramendëse të qarkullimit të të hyrave që kanë disa prej tyre, madje veç brenda një periudhe.
Për këtë temë ka folur edhe këngëtari Afrim Muçiqi, i cili ka thënë se është i rregullt në pagesa.
Ndërkaq, këngëtari Labinot Rexha ka deklaruar se pasi kishte folur për këtë temë, kishte marrë kërcënime nga kolegët.