Kanos zyrtarin policor pas gjobës për përdorim të telefonit në vozitje, i dyshuari arrestohet

Kanos zyrtarin policor pas gjobës për përdorim të telefonit në vozitje, i dyshuari arrestohet

Një rast i kanosjes ndaj personit zyrtar është raportuar në Prishtinë, ku një vozitës dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor pas shqiptimit të gjobës.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 27 qershor, rreth orës 10:00, në rrugën “Ahmet Derguti”.

Burimet bëjnë të ditur se njësia policore, gjatë patrullimit, kishte ndaluar një veturë, pasi vozitësi dyshohet se po përdorte telefonin gjatë vozitjes.

Pasi zyrtarët policorë e kanë njoftuar se do t’i shqiptohej gjobë dhe se do t’i konfiskohej patentë shoferi sipas ligjit, i dyshuari ka kundërshtuar dhe dyshohet se ka nisur t’i kanosë me fjalë.

Sipas informacioneve të siguruara, ai dyshohet se i është drejtuar zyrtarit policor me fjalë kërcënuese, duke i thënë se do të takoheshin “privatisht”.

Pas shqiptimit të tiketës, i dyshuari ka vazhduar me deklarata kërcënuese, me ç’rast është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor.

Lidhur me rastin janë intervistuar zyrtarët policorë dhe i dyshuari.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Related Articles