Një qytetar në Ferizaj u kanos dje me armë nga një i dyshuar i panjohur, ndërsa vetura e tij u dëmtua nga tre persona.
Policia konfiskoi një armë zjarri të paautorizuar që viktima pranoi se e posedonte.
Me urdhër të prokurorit, viktima u arrestua dhe u dërgua në mbajtje për armëmbajtje pa leje.
”Ferizaj 20.01.2025-23:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është kanosur me armë nga një i dyshuar i panjohur, ndërsa tre persona të tjerë me mjete të forta i kanë dëmtuar veturën. Lidhur me rastin viktima ka pranuar se posedon një armë të zjarrit të cilën e kanë konfiskuar njësitet policore bashkë me një fishek. Me vendim të prokurorit i njëjti arrestohet si i dyshuar dhe dërgohet në mbajtje për armëmbajtje pa leje”.