Kanye West do të mbajë koncert në Tiranë, më 11 korrik

Kanye West do të mbajë koncert në Tiranë, më 11 korrik

Reperi me famë botërore, Kanye West, shumë shpejt do të zbarkojë në Tiranë.

Kështu ka njoftuar kryeministri shqiptar, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se West do të performojë më 11 korrik, në kryeqendrën shqiptare.

Edhe pse Kanye West duket se do mirëpritet nga vetë kryeministri Rama, një mirëseardhje të tillë ai nuk e mori në Britani të Madhe.

Përderisa ishte planifikuar një koncert i Ye atje, qeveria britanike ia ndaloi hyrjen reperit, shkaku i deklaratave të tij të mëhershme antisemitike.

Related Articles