Spitali i Gjilanit publikon rezultatet përfundimtare të konkursit, këta janë kandidatët e pranuar në katër pozita udhëheqëse

Spitali i Gjilanit publikon rezultatet përfundimtare të konkursit, këta janë kandidatët e pranuar në katër pozita udhëheqëse

Spitali i Përgjithshëm në Gjilan ka publikuar rezultatet përfundimtare të konkursit publik për plotësimin e disa pozitave udhëheqëse, pas përfundimit të testimit me shkrim dhe intervistave me gojë. Në mesin e kandidatëve të pranuar janë drejtoresha e Infermierisë, shefi i Sektorit të Personelit, shefi i Shërbimeve Teknike dhe zyrtarja kryesore financiare.

Sipas njoftimit të Departamentit të Administratës dhe Zyrës së Personelit të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, rezultatet janë publikuar pas vlerësimit të testit me shkrim, të mbajtur më 11 nëntor 2026, dhe intervistave me gojë, të zhvilluara më 18 nëntor.

Për pozitën e drejtorit të Infermierisë është pranuar Sadije Ismaili, e cila ka grumbulluar gjithsej 87.3 pikë. Nga këto, 57.5 pikë i ka marrë në testin me shkrim, ndërsa 29.8 pikë në intervistë.

Për pozitën e shefit të Sektorit të Personelit është përzgjedhur Drenushe Aliu, me gjithsej 78.2 pikë. Ajo ka marrë 51 pikë në testin me shkrim dhe 27.2 pikë në intervistë.

Ndërkaq, në pozitën e shefit të Sektorit të Shërbimeve Teknike është pranuar Agron Arifi, me 81.6 pikë. Ai ka marrë 53 pikë në testin me shkrim dhe 28.6 pikë në intervistë.

Për pozitën e shef-zyrtarit kryesor financiar është përzgjedhur Leonora Rexhepi, e cila ka arritur gjithsej 80.3 pikë, përkatësisht 51.5 pikë në testin me shkrim dhe 28.8 pikë në intervistë.

Në listën e kandidatëve që nuk janë pranuar figuron Xhavit Ramadani, i cili në testin me shkrim kishte marrë 51 pikë, por sipas njoftimit nuk ka marrë pjesë në intervistë.

Vendimi për rezultatet përfundimtare është publikuar më 19 nëntor 2026, ndërsa kandidatët e pakënaqur kanë të drejtë ankese në Komisionin e Ankesave të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, brenda afatit prej 30 ditësh nga publikimi i vendimit./Gazeta Shneta/

Related Articles