Dueli i Ligës së Parë të Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, niveli i dytë i garave atje, pati një përfundim të përgjakshëm për shkak të përleshjes masive që u pa në fushë, njoftojnë mediat lokale.
Buducnost nga Banoviqi ka takuar Stupshanicën nga Olovi, futbollisti i së cilës Senad Selimoviq ka përfunduar me lëndime të rënda, fytyrë dhe hundë të përgjakur dhe të mavijosur nën sy.
Mediat në Bosnje dhe Hercegovinë bëjnë të ditur se përleshja ka ndodhur pasi tifozët vendas kanë dalë në fushë, ndërsa nga kampi i vendasve thuhet se trazirat kanë shpërthyer për shkak se tifozët vizitorë provokojnë vazhdimisht nga tribuna.
Mëposhtë mund të shihni pamjet: