Për shkak të temperaturave shumë të ulëta gjatë natës dhe ngricave në një rrugë në fshatin Volljakë të Klinës një numër i madh i veturave kanë mbetur të bllokuara dhe dy prej tyre edhe janë aksidentuar.
Në këtë segment të rrugës është shkaktuar kaos nga veturat e shumta të cilat kanë mbetur në mes të rrugës dhe disa prej tyre anash.
Në pamje shihet qartë akulli në këtë rrugë në fshatin Volljak.
