Edhe gjatë ditës së sotme ka nisur me përplasje seanca e Kuvendit të Shqipërisë.
Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën që në hyrje të Kuvendit, ndërsa tensionet janë rritur me nisjen e seancës plenare.
Garda kërkoi kontroll fizik të demokratëve, ndërsa deputetët nuk pranonuan me argumentin se është në shkelje të rregullores së Kuvendit.
Ndërsa dhjetëra gardistë kanë rrethuar sallën, deputetët e opozitës kanë grumbulluar sërish karriget.
Disa prej deputetëve të opozitës janë përplasur me gardistët, ndërsa Flamur Noka ka ndezur flakadan ngjyrë portokalli, raporton TopChanel.
Ky është i njëjti skenar i përsëritur në seancat e fundit plenare në Kuvend.Pas këtij veprimi, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e ka përjashtuar nga seanca plenare.
Noka nuk është larguar, por u ka vënë flakën letrave, ndërsa tentoi t’u vinte zjarrin edhe karrigeve të grumbulluara në foltore. Seanca plenare u mbyll me urdhër të Nikollës deri në një lajmërim të dytë.