Kapen 360 kg mish dhe bombola gazi të padeklaruara në Vërmicë

Kapen 360 kg mish dhe bombola gazi të padeklaruara në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në Vërmicë kanë kapur  360 kg mish dhe bombola gazi të padeklaruara ndalohen në këtë pikë kufitare.

Malli u gjet në një veturë, që iu nënshtrua kontrollit nga doganierët,

 “360 kg mish qafe derri (pa kocka) dhe  96 bombola gazi për përdorim shtëpiak (me përmbajtje 190 gram secila). Për mallrat në fjalë, pala nuk ka paraqitur faturë apo dokumentacion përcjellës, dhe si pasojë, ato janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse. “

Ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore.

Related Articles