Kapen barna pa banderola në Lipjan me vlerë rreth 20 mijë euro

Kapen barna pa banderola në Lipjan me vlerë rreth 20 mijë euro

Njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës, pas pranimit të informatës nga qytetarët për prezencën e barnave pa banderola, kanë kryer një kontroll në një barnatore dhe kanë zbuluar të fshehura 6,858 paketime të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja (Serbi dhe Shqipëri), të cilat janë kontrabanduar në Kosovë.

Vlera e këtij malli llogaritet të jetë rreth 20,000 euro.

Malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe ndaj palës janë inicuar procedurat kundërvajtëse. /Gazeta Enigma

Related Articles