Kapen mbi 7 tonë vajra motorike që dyshohet se janë nga Irani

Kapen mbi 7 tonë vajra motorike që dyshohet se janë nga Irani

Mbi 7 tonë vajra motorike me vlerë prej 25 mijë eurosh që dyshohet se ishin kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut.

Kjo sasi e vajrave motorikë dyshohet se është me prejardhje nga Irani, njofton policia

Aksioni është zhvilluar në komunën e Vitisë nga Njësia Task Force.

“Mallrat janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve Rajonale e Doganës së Kosovës – DRK Lindje, me fokus në identifikimin dhe ndjekjen penale të personave të përfshirë. Policia e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet tjera shtetërore mbeten të përkushtuara në luftimin e kontrabandës dhe veprimtarive të paligjshme në zonat kufitare”.

Related Articles