Kapen për pacientë, eskalojnë në përleshje fizike dy urologë në QKUK

Kapen për pacientë, eskalojnë në përleshje fizike dy urologë në QKUK

Të enjtën rreth orës tetë të mëngjesit në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare janë përleshur fizikisht dy urologë.

Se ka ndodhur një gjë e tillë brenda hapësirave spitalore e ka konfirmuar edhe drejtuesi i kësaj klinike, Bujar Frangu.

”Jemi në grumbullimin e informacioneve”, tha shkurtimisht për Klan Kosovën, drejtori Frangu.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, gjë që u konfirmua edhe nga ta.

”Sot në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë është inicuar një rast, sulm ndaj personit zyrtar që ka ndodhë rreth orës 08:00 në QKUK.
Lidhur me rastin janë intervistuar 2 personat e përfshirë. Rasti po trajtohet në koordinim me prokurorinë”.

Sipas burimeve të klankosovës, e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të programit operativ të pacientëve, ku pas një debati, dyshohet se urologu S.H e ka sulmuar fizikisht kolegun e tij, urologun S.M.

Related Articles