Kapet me drogë një grua në burgun e Dubravës

Kapet me drogë një grua në burgun e Dubravës

Një grua është arrestuar të martën në Qendrën Korrektuese në Dubravë pasi është kapur me pesë gramë kokainë.

Policia e Kosovës njoftoi se substanca narkotike i është gjetur gjatë kontrollit të saj, derisa me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “posedim i substancave narkotike”.

“Një e dyshuar femër kosovare është arrestuar për shkak se gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 5 gramësh substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. E dyshuara me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.

Related Articles