Kapet në Aeroportin e Prishtinës mall i padeklaruar, vlera mbi 11 mijë euro

Kapet në Aeroportin e Prishtinës mall i padeklaruar, vlera mbi 11 mijë euro

Dogana e Kosovës ka ndaluar një rast të tentim-importit të mallrave të padeklaruara në Aeroport.

Sipas njoftimit nga ana e doganës, gjatë kontrollit të zakonshëm, njësitet përkatëse kanë identifikuar një sasi prej 15 copë pajisje elektronike të tipit Indoor LED Display, me vlerë të përgjithshme prej 11 mijë e 370 euro.

Malli dyshohet se është tentuar të futet pa kryer procedurat doganore të rregullta.

“Mallrat janë konfiskuar si dhe rasti është proceduar tek sektori për kundërvajtje doganore”, thuhet tutje në njoftim.

Related Articles