Kapet në Durrës peshkaqeni i rrezikshëm 6.5 metra i gjatë

Kapet në Durrës peshkaqeni i rrezikshëm 6.5 metra i gjatë

Një peshkaqen i madh është kapur në thellësitë e detit Adriatik, përballë grykëderdhjes së lumit Buna. Peshkaqeni i rrezikshëm është kapur nga peshkatarët durrsakë në anijen Geraldo.

Kapiteni Kapllan Rama për rastin në fjalë tha se ka 40 vjet në det dhe kjo është hera e 5 që kap peshkaqen.

“Pasi ngritëm tratat me vinç pamë që kishte rënë një peshkaqen tepër i rrezikshëm. Me kujdesin më të madh e hipëm në kuvertë. Kjo nuk është zotësia ime, është shansi që bie në tratat fundore”, u shpreh kapiteni Rama.

Peshkaqeni peshonte 650 kilogramë dhe ishte rreth 6.5 metra i gjatë. Peshkaqeni u kap në thellësinë 155 metra.

Kapet në Durrës peshkaqeni i rrezikshëm 6.5 metra i gjatë

Kapet në Durrës peshkaqeni i rrezikshëm 650 kilogramë dhe 6.5 metra i gjatë.Lexo më shumë https://tvklan.al/kapet-ne-durres-peshkaqeni-i-rrezikshem-6-5-metra-i-gjate/Posted by Tvklan on Saturday, July 31, 2021

Related Articles