Një tjetër rast i transportimit të lëndëvë narkotike është goditur nga policia. Bëhet e ditur se shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Qafë Prush dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Korridori”, ku si pasojë në pranga ka rënë 38-vjeçari me iniciale J. K,banues në Gjakovë.
Sipas asaj që njofton policia mësohet se nga kontrolli në automjetin tip “Peugeot” që drejtonte 38-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën rreth 32.7 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa të cilën kundrejt pagesës, do ta kalonte lëndën narkotike, në Kosovë.
Nga hetimet rezultoi se J. K., automjetin së bashku me lëndën narkotike, ia kishin dhënë në Morinë, dy perona të tjerë G. M., nga Kosova, dhe A. A., nga Maqedonia e Veriut, të cilët janë kapur në Kosovë.
“Strukturat për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës, në bashkëpunim me Prokurorinë, si rezultat i hetimeve, kanë identifikuar 3 shtetas të tjerë të përfshirë në këtë rast. Vijon puna për kapjen e tyre, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Gjatë operacionit, në dalje të Shqipërisë, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi J. K., 38 vjeç, banues në Gjakovë, pasi nga kontrolli në automjetin tip “Peugeot” që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën rreth 32.7 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Sasia e lëndës narkotike, e ndarë në disa pako, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e 38-vjeçarit.
Nga hetimet rezultoi se shtetasit J. K., automjetin së bashku me lëndën narkotike, ia kishin dhënë në Morinë, shtetasit G. M., nga Kosova, dhe A. A., nga Maqedonia e Veriut. Shtetasi J. K., kundrejt pagesës, do ta kalonte lëndën narkotike, në Kosovë, nëpërmjet PKK Qafë Prush.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe koordinimit me Policinë e Kosovës, u bë e mundur kapja në Kosovë, e shtetasve G. M. dhe A. A.
Gjithashtu, nga hetimet rezultoi se në këtë rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, janë të përfshirë dhe 1 shtetas maqedonas dhe 2 shtetas serbë. Në bashkëpunim me policitë homologe, vijon puna për kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.