Një person i dyshuar është kapur duke bërë dallavere tek Njësia e Patentë-Shoferëve në Prishtinë.
Kjo u bë e ditur nga ana e zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Ai tha se i dyshuar kishte qenë i pajisur me kufje dhe mikrofon, duke tentuar që t’i shfrytëzonte ato, me qëllim të dhënies së provimit në kategorinë C.
Durmishi theksoi se “Të gjitha keqpërdorimet do të ndalen”.
Sipas numrit dy të Ministrisë së Infrastrukturës, ndaj kandidatit në fjalë do të ndërmerrën masa sipas ligjit dhe rregulloreve në fuqi dhe të njëjtit do ti ndalohet hyrja në provim për 3 vite.
“Komisioni Monitorues pasi ka vërtetuar dyshimet e tyre, kanë ftuar Policinë e Kosovës dhe se tani ndaj të njëjtit dhe autoshkolles është hapur rast në Polici. Jemi të vendosur dhe të përkushtuar që të ndalojmë secilin keqpërdorim të mundshëm në fushën e patentë shoferit dhe nuk do të tolerojmë askënd të bëjë veprime të tilla”, tha Durmishi.