Kapiteni i kombëtares së Qipros, Kostakis Artymatas, ka folur pas humbjes 4-0 nga Kosova.
Ai tregoi për vështirësitë që po hasin si ekip, por që paraqitja e Dardanëve ishte fenomenale.
“Pas rezultatit dhe paraqitjes që patëm nuk jemi të kënaqur. Edhe ndeshjen e parë edhe atë të dytën, kemi ndeshje të vështira”, deklaroi ai.
“Mendoj se pas 20 minutash, aty i dhamë mundësinë kundërshtarit të kalojë në avantazh dhe që nga ai moment ishte shumë e vështirë për ne”.
“Kur ke një rezultat pozitiv, gjithçka është perfekte, por kur të vijë humbja… Sigurisht që janë bërë gabime, do të kërkojmë gabimet, do të përpiqemi t’i përmirësojmë për herën e ardhshme dhe ndeshjet e ardhshme”.
“Futbolli nuk ndalet në disfatë, në çdo ndeshje do të përpiqemi dhe do të bëjmë më të mirën, për rezultatin pozitiv”, shtoi më tej Artimatas.