Kapiteni i Strugës, Bunjamin Shabani: Nuk jemi dorëzuar, do tentojmë rikthimin e rezultatit

Kapiteni i Strugës, Bunjamin Shabani: Nuk jemi dorëzuar, do tentojmë rikthimin e rezultatit

Kapiteni i Strugës, Bunjamin Shabani thotë se skuadra e tij nuk e meritoi humbjen sot ndaj Breidablik në ndeshjen e parë të “Play Off” të Conference League.

Struga u mposht minimalisht 0-1 në ndeshjen e parë në Ohër.

Shabani thotë se ende nuk ka përfunduar asgjë dhe do tentojnë rikthimin e rezultatit.

“Që në fillim të ndeshjes kishim rastet tona, kundërshtari u mbrojt dhe shfrytëzoi kundër sulmet. Nuk ka përfunduar asgjë, shpresojë ta rikthejmë rezultatin në ndeshjen e kthimit”, tha fillimisht Bunjamin Shabani për Super Sport.

“Na vjen keq që humbën, zhvilluam ndeshje të mirë. Kemi shpresë për përmbysje”, përfundoi ai.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit luhet pas një jave

Related Articles