Kaplohet nga flakët Stacioni i Policisë në Durrës

Kaplohet nga flakët Stacioni i Policisë në Durrës

Agjencia Rajonale e Mbikëqyrjes Policore për qarkun e Durrësit ka nisur një hetim të thelluar për të sqaruar rrethanat e incidentit të ndodhur sot në stacionin e policisë së Shijakut, kati i dytë i të cilit u shkrumbua nga flakët.

Së bashku me grupin hetimor të ngritur për rastin agjentët e AMP po punojnë për të gjetur shkakun e saktë të rënies së zjarrit, teksa dyshimet paraprake janë për një shkëndijë elektrike në zyrën e ndihmës/specialistit të rendit.

Sakaq, mësohet se flakët nisën rreth orës 18:30 në katin e dytë të Komisariatit dhe ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve çoi në shuarjen e tyre, raporton A2CNN, përcjellë Gazeta Enigma.

Related Articles