Një banesë në afërsi të rrugës “12 Qershori’ në Ferizaj është kapluar nga zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se nga rasti nuk ka të lënduar.
“Ekipe të policisë dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar”, tha Veseli.
Më tej, ai tha se njësia e hetimeve gjithashtu kanë dalë në vendin e ngjarjet për procedurat hetimore.