Kaq do të ishte paga për edukatoret sipas propozimit të LDK-së për koeficient

Kaq do të ishte paga për edukatoret sipas propozimit të LDK-së për koeficient

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar një institucion parashkollor në Prishtinë.



Në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Abdixhiku tha se me propozimin e LDK-së për koeficient, paga bazë e edukatoreve do të ngrihej në 650 euro.

Ai theksoi se premtimi i LVV-së për ndërtimin e 160 çerdheve është vetëm një mashtrim pasi që tash e dy vite nuk është ndërtuar asnjë.

“Me Albinën sot vizituam Institucionin Parashkollor “Yllkat”, në Prishtinë. Aty takuam edukatoret e këtij kopshti që çdo ditë kujdesen për 267 fëmijë.

Puna e tyre e çmueshme – në këtë kopsht e secilin tjetër në Kosovë – përveç mirënjohjes, meriton dhe kompensim të dinjitetshëm. Me propozimin tonë për koeficient, ky kompensim merr kuptim sepse për herë të parë paga e tyre bazë arrin në 650 euro.

Për fëmijët e familjet kosovare ndërsa, premtimi për 160 çerdhe për një mandat na del vetëm një mashtrim. Tash e dy vite nuk është ndërtuar as edhe një. Në planin e LDK-së, përtej koeficientit 125 do të përkujdesemi që çdo fëmijë, në gjithë vendin, nga mosha 3 vjeç të hyjë në programin e kopshtit”,,tha Abdixhiku.

Related Articles