Me Ligjin e ri për pagat në sektorin publik, do të këtë lëvizje të pagave edhe tek Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Me caktimin e vlerës së koeficientit tashmë të gjithë pjesëtarët e Shërbimit Korrektues e dinë sa është paga bruto e tyre.
Udhëheqësi i Pavionit ka koeficionetin 7 (735 euro), Mbikëqyrësi i lartë ka koeficientin 6.5 (682,5 euro), Mbikëqyrësi ka koeficientin 6 (630 euro), Zyrtar Korrektues ka koeficientin 5.5 (577,5 euro), Kadeti Korrektues ka koeficientin 2 (210 euro).
Sipas kryeministrit Albin Kurti kjo është vlera e koeficientit për vitin 2023 ndërsa për vitin 2024 pritet të jetë 110 euro.