Kaq do të paguhen në Shërbimin Korrektues të Kosovës pas publikimit të vlerës së koeficientit

Kaq do të paguhen në Shërbimin Korrektues të Kosovës pas publikimit të vlerës së koeficientit

Me Ligjin e ri për pagat në sektorin publik, do të këtë lëvizje të pagave edhe tek Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Me caktimin e vlerës së koeficientit tashmë të gjithë pjesëtarët e Shërbimit Korrektues e dinë sa është paga bruto e tyre.

Udhëheqësi i Pavionit ka koeficionetin 7 (735 euro), Mbikëqyrësi i lartë ka koeficientin 6.5 (682,5 euro), Mbikëqyrësi ka koeficientin 6 (630 euro), Zyrtar Korrektues ka koeficientin 5.5 (577,5 euro), Kadeti Korrektues ka koeficientin 2 (210 euro).

Sipas kryeministrit Albin Kurti kjo është vlera e koeficientit për vitin 2023 ndërsa për vitin 2024 pritet të jetë 110 euro.

Related Articles