Shqipëria për herë të dytë në histori do të luajë në fazën finale të një kompeticioni si Europiani. Kuqezinjtë mbyllën faz kualifikuese sit ë parët e grupin, duke lënë pas emra si Polonia dhe Çekia.
Të shtunën ekipi ynë u njoh edhe me kundërshtarët që do të ketë në fazën finale. Kuqezinjtë u shortuan në grupin B, teksa goglat i vunë përballë Spanjës, Kroacisë dhe italisë. Tashmë Sylvinho do të nisë punë për të përgatiru në detaj këto 3 sfida, ku të gjithë kërkojmë dhe ëndërrojmë kalimin e grupin.
Asgjë nuk do të jetë e thjeshtë, pasi përballë do të kemi emra “big”, por kombëtarja shqiptare me në krye Sylvinhon do të luajnë shanset e tyre, pasi nuk kanë asgjë për të humbur. Menjëherë pas shortit u nis të niskutohet se sa do të jetë numri i lojtarëve që mund të grumbullojnë kombëtaret.
UEFA në vendimin e saj ka bërë të ditur se 23 do të jetë lista me futbollistët e grumbulluar dhe jo 26 siç ishte në europianin e kaluar, ku diçka e tillë u lejua për shkak të COVID. Ky vendim bën me “dhimbje koke” Sylvinhon dhe stafin e tij, të cilët do të duhet të përzgjedhin lojtarët që do të kenë të gatshëm në Euro 2024. Kjo pasi brazilaini në kualifikuese ka aktivizuar më shumë se 23 lojtarë dhe tashmë do të duhet të tregohet “zemër gur” për të reduktuar numrin e tyre.
Deri me 8 qershor trajnerët kanë të drejtë të dorëzojnë listën e tyre, ndërsa mund të zëvendësojnë ndonjë lojtar të dëmtuar deri 1 ditë para ndeshjeve të para. Ndërkohë në rast dëmtimi të portierëve, ata mund të zëvendësohen në çdo rast gjatë turneut.