Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsion për vitin 2022.
Tek pasuria e paluajtshme, Abdixhiku ka deklaruar pasuri të përbashkët një shtëpi 214 metra katrorë, e blerë në vitin 2014 në vlerë prej 200 mijë euro.
Poashtu Abdixhiku ka deklaruar në AKK edhe një shtëpi me sipërfaqe 200 metra katrorë e trashëguar nga prindërit me vlerë 150 mijë euro, si dhe një tokë pune me sipërfaqe 1.5 hektar tokë të trashëguar nga prindërit, në vlerë 90 mijë euro.
Te pasuria e paluajtshme Abdixhiku ka deklaruar veturë “Mercedes” të blerë me kredi në vitin 2019 me vlerë 25 mijë euro si pasuri të bashkëshortes.
Abdixhiku po ashtu ka deklaruar se ka 32 mijë euro detyrime financiare.