Këtë të mërkurë pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova në pikën kufitare te Dheu i Bardhë janë deri në një orë e gjysmë, raporton Gazeta “Enigma”.
Ndërsa pritje për ta lëshuar vendin deri në gjysmë ore mërgimtarët kanë edhe në Merdarë. Në pikat e tjera kufitare, pritjet për të dalë nga Kosova nuk zgjasin më shumë se 5 minuta.
Kurse për të hyrë në Kosovë pritje deri në një orë ka në pikëkalimin kufitar në Muçibabë, kurse te Dheu i Bardhë ato janë deri në gjysmë ore. /Gazeta Enigma/