Ardhja e mërgimtarëve ka shtuar edhe kolonat në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë.
Sipas të dhënave të fundit, ata po presin deri në një orë te Dheu i Bardhë, ku kolona është 800 metra, ndërsa në dalje të kësaj pike kufitare pritjet janë deri në 20 minuta.
Deri në 15 minuta po presin në Merdarë për të hyrë në Kosovë, ndërsa në dalje kjo pikë kufitare është më e ngarkuar, me pritje deri në 50 minuta.
Edhe në Muçibabë, mërgimtarët po presin deri në një orë.
Pikat tjera kufitare raportohet të jenë më qetë, me pritje të zakonshme 3 deri në 5 minuta.