Karabinierët italianë dhe policia ushtarake çeke me trajnim për menaxhimin e turmave

Karabinierët italianë dhe policia ushtarake çeke me trajnim për menaxhimin e turmave

KFOR ka bërë të ditur se karabinierët italianë dhe policia ushtarake çeke e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe, kanë kryer një trajnim në Prishtinë për kontrollin e turmave dhe trazirave.

Në njoftimin e KFOR-it janë shpërndarë edhe fotografi nga momentet kur është kryer trajnimi.

“Ky aktivitet nxjerr në pah rëndësinë e ndërveprueshmërisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, të cilat janë thelbësore për sigurimin e ndërhyrjeve efektive dhe të koordinuara në misionet stabilizuese dhe menaxhimin e rendit publik”, deklaroi KFOR.

Related Articles