Eksperti i kriminalistikës, nga Shqipëria Ervin Karamuço ka folur për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Pejë pak ditë më parë, ku i dyshuari Urim Hyseni, vrau në mënyrë makabre nënën e tij, duke i pirë edhe gjakun.
Sipas Karamuços, Hyseni vuan nga një sëmundje mendore të rëndë, ku gjithashtu shtoi se edhe në Shqipëri kanë pasur një rast të rëndë ku djali kishte vrarë babin e tij, ngjarje kjo e cila ishte menduar të jetë si pasojë e një kanibalizimin.
”Kemi pasur edhe një rast në Shqipëri ku djali ka vrarë babanë. Kur ka mbërritur policia është parë duke përtypur gjëra të viktimës dhe kjo është menduar që mund të jetë pasojë e një kanibalizimin, por jo, se ndjek një dinamikë që mendon se duke konsumuar pjesë të viktimës nuk do të jetë pjesë, janë deluzione, po t’i pyesësh thonë ne shikojmë koka kafshësh, kemi të bëjmë me diçka reale që ndodh, shikohen edhe nivelet, sepse dopamina është sa nxitëse për mirë, por në momente të caktuara e kthen njeriun në një nivel të rrezikshëm”, tha ai.
Gjithashtu, Karamuço deklaroi se ka shumë vrasës të fjetur, të cilët familja duhet ndërgjegjësuar dhe t’i dërgojnë në psikolog apo psikiatër.
”Kemi shumë vrasës të fjetur, në momentin që shfaqen traumat ata…duhet të shtohen psikologët, duhet ndërgjegjësuar familja, ta çosh në një psikolog psikiatër, ai kërkon një ndihmë dhe kjo është një ndihmë jo vetëm për ta por për të gjithë komunitetin”, tha ai.