Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, ka komentuar mesazhin “karate” për zgjedhjen e presidentit, të parë në një telefon të një deputeti të VV-së.
Ajo tha se një qasje e tillë është e gabimshme.
“Unë nuk pajtohem me deklaratat individuale. Është gabim një qasje e tillë. Gjuha e tillë nuk është e duhur”, tha Nagavci.
