Radovan Karaxhiq, ish-lideri i serbëve të Bosnjës, i cili u dënua në vitin 2016 për gjenocid gjatë konfliktit në ish-Jugosllavi, do të vuajë dënimin e tij me burg të përjetshëm në një burg britanik.
Ministria britanike e Punëve të Jashtme thotë se ai do të transferohet në Britani nga një njësi e paraburgimit të Kombeve të Bashkuara në Holandë.
Karaxhiq, 75 vjeçar, u shpall po ashtu fajtor në gjykimin e tij të vitit 2016 për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Dënimi i tij me 40 vjet më vonë u shndërrua në burg të përjetshëm. BBC