Kardiokirurgut që i vdiq pacienti pas operacionit, i vjen mbështetja nga kolegu Bajraktari

Kardiokirurgut që i vdiq pacienti pas operacionit, i vjen mbështetja nga kolegu Bajraktari

Prof. dr. Gani Bajraktari ka folur pas reagimeve që janë bërë kundër kardiokirurgut të Klinikës së Kardiokirurgjisë në QKUK, Kushtrim Shala, i cili kishte shpërndarë një operacion të kryer si sukses profesional në rrjete sociale, por pacienti kishte ndërruar jetë disa orë pas intervenimit.

Bajraktari përmes një shkrimi në Facebook e ka përkrahur kardiokirurgun, Kushtrim Shala duke thënë se “Kushtrimi e kishte obligim moral, etik e profesional që të fuste pacientin në sallë! Për më tepër ai e kishte edhe obligim ligjor, sepse drejtori i tij ia kishte dhënë këtë detyrë duke e vënë kujdestar për raste urgjente (siç ishte rasti i pacientit fatkeq)”.

Sipas Bajraktarit, do të ishte vepër e rëndë penale nëse Shala nuk do e fuste në sallë pacientin.

“Ai beri nje veper heroike per 10 ore pune (imagjinojeni 10 ore operacion) per te shpetuar nje jete njeriu! I entuziazmuar nga kryerja me sukses e operacionit te komplikuar ai bene nje postim (qe edhe mund të kete shkelur rregulloret e QKUK, shkelje minore etike per mua)!

Per fat te keq pacienti paska perfunduar me vdekje disa ore pas opercionit (e shpeshtë kjo tek kjo patologii edhe në klinikat më prestigjioze në botë, e të shpeshta edhe te plot pacientë kardiak në Kosovë)! Unë jam thellësisht i bindur se pas pak familjarëve të ngushtë të të ndjerit, Kushtrimi do të jetë njeriu më i mërzitur për humbjen e pacientit të tij! Ai ishte njeriu që më së paku e deshi këtë humbje”, tha ai.

Ndërsa, Bajraktari pati kritika ndaj u.d së drejtorit të Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj, pasi tha se Shala nuk kishte përvojë për kryerjen e këtij operimi.

“Kulmi ishte deklarata NË MEDIA e drejtorit të Kardiorirugjisë: një deklaratë e papjekur, shpirtngushtë, jo-etike, padëgjuar ndonjëherë! Ai akuzon mjekët e tij (që vet u kishte dhënë detyrë të operojnë rastet urgjente) se ata janë të papërvojë dhe se duhet të hetohen!

Mirë more derëzi, po nëse paskan qenë të papërvojë pse i fute në kujdestari për raste urgjente?? Po nëse kanë bërë shkelje prpfesionale, pse nuk i dërgon në Këshill Etik, po iu flet mediave? Pse e dëmton kaq rëndë shtëpinë tënde? Gabim i madh Rifat! Gabimin më të madh se tëndin, mund të bëjnë vetëm drejtoresha e SHSKUK, nëse nesër nuk të shkarkon, dhe Prokurori i Odës së Mjekëve nëse nesër nuk fillon hetimt ndaj teje!

Prandaj unë sonte dua të quhem Kushtrim, ndërsa emrin që në asnjë rrethanë nuk do të donja ta kisha sonte është emri Rifat!”.

Related Articles