Baseli zviceran ka fituar 3:0 ndaj Qarabagut, në kuadër të fazës grupore të Ligës së Konferencës (niveli i tretë evropian).
Baseli e mposhti Qarabagun azerbajxhanas, për ta fituar grupin H.
Me fitore, Baseli renditet i pari me 14 pikë dhe avancon direkt në një të tetën e finales.
Pajtim Kasami shënoi golin e dytë për Baselin, në minutën e 62-të.
Pos Kasamit te Baseli startoi edhe Edon Zhegrova që u zëvendësua pas pjesës së parë./Gazeta “Enigma”/