Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar një politikë të vazhdueshme ndaj Ballkanit Perëndimor për tre dekadat e fundit dhe se ai pret që të mbetet kështu.
Kasanof zëvendësoi Gabriel Escobarin në këtë pozitë, mandati i të cilit skadoi në fund të majit.
I pyetur nëse do të qëndrojë në këtë pozitë pas 20 janarit, kur të vijë në pushtet Donald Trump, Kasanof nuk ka dashur të spekulojë, por ka theksuar se “do të vazhdojë të punojë deri në ditën e fundit që rajoni të përparojë në të gjitha aspektet si dhe për t’i lënë pasardhësit e tij të mundshëm situatën sa më të mirë”.
“Dëshiroj të theksoj se ka një vazhdimësi të fortë në politikën tonë ndaj Ballkanit në 30 vitet e fundit. Pres që vazhdimësia e synimeve themelore që kemi për këtë rajon do të vazhdojë”, u shpreh ai.